Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin të ftuar 4 maturantët e gjimnazit “Barjam Abdiu” në fshatin Bicaj të Kukësit, të cilët zgjodhën të visheshin si protagonistët e “Peaky Blinders” në mbrëmjen e maturës.

Gearti, Besmiri, Adi dhe Elandi ia dolën të mbaheshin mend gjatë me performancën e tyre në parakalimin e tapetit të kuq të mbrëmjes së maturës.

Ata treguan se njihen dhe janë miq të ngushtë prej vitesh, ndaj me ndihmën e disa shokëve që jetojnë në Londër sollën pak frymën e bandës së Birmingham në Kukës.

“Nuk na e mori mendja se do të dilnim aq mirë. Flisnim me njëri-tjetrin dhe menduam se do turpëroheshim se shumica e maturantëve zgjedhin metodën klasike të shoqërimit me një vajzë”, tha një prej tyre.

Të pyetur nga Bieta, të katër shokët treguan se pas përfundimit të gjimnazit kanë plane të shpërngulen në Angli për të punuar, pasi dëshira e tyre më e madhe është të bëhen milionerë.

Top Channel