Dogjën shezlongët dhe çadrat në Drimadhes, përfaqësuesja ligjore e biznesit: Nuk kemi konflikte me njeri, na lajmëruan banorët

28/06/2021 12:19

Përfaqësuesja ligjore e biznesit ku u dogjën çadrat dhe shezlonët gjatë natës në plazhin e Drimadhes, Artemis Kito ka dhënë një deklaratë për mediat ditën e  sotme në lidhje me ngjarjen e ndodhur gjatë natës.

Ajo shprehet se nuk kanë asnjë konflikt me njeri dhe se ngjarja mund të jetë edhe aksidentale.

Sipas Kitos ky është sezoni i 3-të turistik që po kalojnë dhe më datë 25 kishin realizuar kontratën për atë zonë.

“Unë jam Artemis Kito përfaqësuesja ligjore e subjektit Domi.al.shpk, jemi pajuar me stacionet e plazhit në Drimadhes, kemi ndjekur procedurat pranë bashkisë Himarë.  Mbrëmjen e djeshme ndodhemi një zonë dhe kemi marrë telefonatë nga banorë që kishin parë zjarr dhe tym. Kemi mbërritur në vendngjarje dhe pamë që shezllonët dhe çadrat ishin përpirë nga flakët. Nuk e kishim nisur akoma aktivitetin pasi në 25.06.2021 kemi marrë njoftimin nga Agjencia e Kombëtare e Bregdetit për lidhjen e kontratës dhe prisnim piketimin e bashkisë për të shpërndarë. Nuk kemi hasur konflikt nuk kemi pasur probleme, nuk mendoj as konkurrencën dhe asgjë dhe mund të jetë edhe aksidentale. Ky është sezoni i 3, vitin e kaluar e kemi pasur në një parcelë tjetër. Këtë kemi thënë edhe në polici. Në këto momente çfarë nuk po dëgjojmë dhe shikojmë por nuk mendoj se kemi ndonjë risk”, tha ajo.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme rreth orës 01:30 në Drimadhë janë e djegur 60 shezlongë të biznesit në pronësi të 55-vjeçarit Bilbil Domi.

Sipas burimeve,  djegia ka qenë e qëllimshme dhe shkak mund të jetë bërë konflikti midis bizneseve për shfrytëzimin  e vijës bregdetare dhe konkurrenca mes tyre.

Top Channel