“Do jesh dash apo qingj?”/ Lindita provokon konkurrentin më të vogël në moshë: Më pëlqejnë meshkujt e rritur

28/06/2021 19:55

Lindita ka provokuar konkurrentin e ri, Dashin, i cili u bë pjesë e programit Për’puthen +40 vetëm për të vijuar njohjen me të.

Në takimin e tyre të parë, Lindita nuk hezitoi që t’i tregonte se është më i vogël në moshë dhe ta ngacmonte në lidhje me emrin e tij.

Lindita: Dash do jesh me mua apo qingj?

Dashi: Dash dhe me brirë të mëdha.

Lindita: Do e shohim.

Dashi: Po të isha qingj, nuk do vija fare. Ke pasur marrëdhënie me djem më të rinj në moshë?

Lindita: Jo. Është eksperiencë e re. Më pëlqejnë meshkujt më të rritur por do e shikojmë.

Dashi: Jam me të vërtetë dash, por brirët më mungojnë.

Lindita: Je dhe më i vogël.

Dashi: Edhe floriri i vogël është.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel