Georgina Rodriguez, partnerja e Cristiano Ronaldos nuk mungon asnjëherë në ndeshjet e tij të futbollit.

Në ndeshjen e fundit Portugali-Belgjikë, 27-vjeçarja qëndronte në rreshtin e parë të stadiumit teksa kishte veshur një kanotiere të bardhë.

Kamerat kapën një antenë të zezë, e cila dilte poshtë kanotieres së saj. Sipas gazetës gjermane “Bild”, bukuroshja është e pajisur me një mikrofon për shkak të një dokumentari që do të dalë në “Netflix” dhe do të zbulojë gjithçka rreth jetës së çiftit.

Protagoniste do të jetë Georgina Rodriguez. Antena bën të mundur regjistrimin e të gjitha bisedave që ndodhin mes tyre, qofshin në shtëpi, në fushë apo diku tjetër.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel