Arrestohet 34-vjeçari në Tropojë, humbi kontrollin e mjetit dhe përplasi kamionin. Lëndohet pasagjerja

28/06/2021 20:09

Një 34-vjeçar në Tropojë ka rënë në prangat e policisë pasi shkaktoi një aksident në aksin rrugor Fierzë-Tropojë.

Ai po drejtonte automjetin tip “Volkswagen”, por humbi kontrollin dhe u përplas me një kamion. Për pasojë është lënduar pasagjerja, e cila ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Tropojës,  dhe më pas është transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Kukësit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e  Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin B. GJ, 34 vjeç, banues në Fierzë, Tropojë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Fierzë-Tropojë, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me automjetin tip Kamion, me drejtues shtetasin G. P., banues në Lekbibaj.

Për pasojë ka pësuar dëmtime pasagjeria shtetësia B. P., banuese në Lekbibaj, e cila pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Tropojës,  është transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Kukësit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Top Channel