U kap 2 herë duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohet 28-vjeçari

27/06/2021 12:48
Foto ilustruese

Një 28-vjeçar është arrestuar sot, pasi ishte shpallur në kërkim për transportimin e emigrantëve të paligjshëm, që përdorin vendin tonë si tranzit drejt Bashkimit Europian.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë në bashkëpunim me Postën e Policisë Shupenzë dhe DVP Tiranë, kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim policor :

F. G., 28 vjeç, banues në Gjoricë, Bulqizë.
Shtetasi F. G., në bashkëpunim me një shtetas tjetër të arrestuar më parë nga Policia, me datë 20.06.2012, në rrugën e Elbasanit, është kapur duke transportuar emigrantë të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Gjithashtu shtetasi F. G., ishte i shpallur në kërkim policor edhe nga DVP Korçë, pasi në aksin rrugor Korçë-Pogradec, është konstatuar duke transportuar emigrantë të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

Top Channel