Pushime në Shëngjin/ Plazhi buzë Adriatikut përballon fluksin nga Kosova

27/06/2021 19:54

Me mijëra pushues vendas dhe jo vetëm kanë zgjedhur që këtë fundjavë ta kalojnë pranë bregdetit të Shëngjinit .

Ata të cilët përbejnë numrin më të madh të pushuesve në Shëngjin janë kryesisht nga Kosova të cilët Shëgjinin e zgjedhin për arsye nga më të ndryshmet siç janë distanca e shkurtër, natyra e mrekullueshme dhe qetësia.

Në këtë zonë kushtet kanë ardhur gjithmonë dhe duke u përmirësuar ndaj çdo vit e më shumë ky plazh ka njohur rritje të numrit të pushuesve madje shumë prej tyre kanë blerë edhe shtëpi në qytetin bregdetar.

Mikpritja vazhdon të konsiderohet si një element i fortë dhe që ka bërë për vete shumë prej pushuesve.

Temperaturat e larta të këtyre ditëve kanë sjellë drejt Shëngjinit mijëra vizitorë e turistë.

Top Channel