Një plazh, tre leje shfrytëzimi/ Velipojë. Konflikti i mori jetën 20 vjeçarit në ditën e parë të punës

27/06/2021 19:26

Mos përcaktimi i hapësirës për shezllonet që u takon bizneseve në Velipojë, nga ana e Ministrisë së Turizmit, ka sjellë vrasjen e 4 personave dhe plagosjen e 2 të tjerëve.

Si pasojë e konfliktit me armë mes dy familjeve biznesmene, të vdekur në vend kanë mbetur Kujtim Ferracaku, vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj si dhe Myzerim Zeneli. Ky i fundit, vetëm 20 vjeç, punëtor dhe sapo kishte mbyllur ditën e tij të pare të punës në hotelin ku ndodhi masakra.

Ndërsa të plagosur mbeten Hasan Farracaku dhe nipi i Gocajve, Elmilind Dyli.

Pjeter Gocaj, babai i dy vëllezërve të vrarë ka akuzuar shtetin si fajtor .

Edhe biznesmeni Hilmi Kapllanaj ishte duke u përfshirë në konflikte të tjera të renda por fatmirësisht u tërhoq në kohë. Ai tregon se ka paguar taksat por territorin e përcaktuar nga ministria e kanë marrë të tjerët.

Një pjese e pushuesve janë tronditur nga vrasjet .

Kur Velipoja numëron mijëra pushues, gjithë Velipojën për momentin vetëm 1 subjekt ka lidhur kontratën me ministrinë ndërsa të tjerat janë lenë në pritje.

Top Channel