Në plazh pa drita/ Punime në linjat elektrike shkaktojnë ndërprerje në Spille

27/06/2021 19:53

Ky fund qershori i gjen plazhet të mbipopulluar kryesisht nga pushuesit ditore.

E siç e shikoni Spille-ja e Kavajës ku Top Channel është ndalur këtë të dielë është kthyer në një rivale të fortë për Durrësin, pasi po zgjidhet si destinacioni i pushimeve familjare prej çmimeve të lira, qetësisë dhe ambjentit të pastër.

‘Këtu ke çdo gjë me çmime të arsyeshme. Ja vlen të vish. 1000 herë më mirë se Durrësi.’

Por teksa natyra u ka falur gjithë këtë bukuri, problemi kryesor që shkatërron pushimet e tyre është mungesa e energjisë elektrike.

‘Ikën në 5 të mëngjesit e në 5 të pasdites erdhen. Vdekje plasëm vape.’

Top Channel