Masakra e Velipojës prodhoi reagimet të ashpra politike. Presidenti Ilir Meta kërkoi përgjegjësi nga ana e autoriteteve shtetërore si dhe i bëri thirrje Policisë së Shtetit për hetim të plotë të ngjarjes së rëndë.

Meta: “Plazhet dhe qendrat e qyteteve tona nuk e meritojnë t’i ngjajnë shesh-betejave të “Ëild Ëest”. Konfliktet me armë zjarri, në kulmin e sezonit turistik, vënë në rrezik jetën e dhjetëra qytetarëve, por nga ana tjetër dëmtojnë seriozisht imazhin e Shqipërisë tek turistët vendas dhe të huaj. Rendi dhe siguria publike është dëmtuar seriozisht dhe kërkojnë masa të reja efektive për garantimin e tyre, me qëllim mbrojtjen e jetës, shëndetit dhe të pronave të qytetarëve”.

Postimi i Ramës me pamje nga plazhi pak ore pas përplasjes së armatosur por pa referencë ndaj ngjarjes, nxiti reagime të forta në rrjet. Foto u zhduk brenda pak sekondash, por ky detaj nuk kaloi pa vemendjen e Ilir Metës.

Meta: Në këtë situatë, që duket se ka dalë jashtë kontrollit dhe që çdo ditë prodhon fatkeqësisht viktima, secili autoritet i lartë shtetëror duhet të mbajë përgjegjësitë e tij të detyrës dhe të heqë dorë nga propaganda cinike, që nuk mund të mbulojë të vërtetat, që i shohim të gjithë.

Në të njëjtën linjë ishte edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili është i bindur se shteti është gjunjëzuar përballë krimit.

Basha: Kur përgjigja e vetme sa herë përgjaken qytetet tona është “hëngshin kokat e tyre”, jeta e qytetarëve, fëmijëve dhe familjeve shqiptare është në rrezik. Me postimin cinik si i sotmi pas masakrës së Velipojës, përgjegjësi nuk e fsheh dot përgjegjësinë e tij, por vetëm rikonfirmon gjunjëzimin e shtetit para krimit të bërë njësh me pushtetin e tij të korruptuar deri ne palcë.

Për krimin që tronditi jo vetëm Velipojën por të gjithë vendin, reagoi edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila sulmoi Kryeministrin.

Top Channel