Sulmohet një çift teksa ishin në makinë me qellim për tu grabitur në afërsi të Varreve të Dëshmorëve në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në një zonë periferike dhe të pandriçuar të Korçës. Sipas të dhënave të para mësohet se makina me targë AB 426 CF ka qenë e ndaluar kur një person ju është afruar ndërsa drejtuesi i mjetit, një i ri identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka dalë nga mjeti ka vrapuar për tu larguar ndërsa ka lajmëruar policinë.

Në të njejten kohë edhe autori është larguar për t’iu shmangur Policisë e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme.

Në komisariat është shoqëruar çifti për të dhënë sqarime për këtë ngjarje.

Kjo është e disata herë që në të njëjtën zonë ndodhin grabitje apo vjedhje të dhunshme të automjeteve dhe personave që e frekuentojnë.

Top Channel