Konflikti banal vrau të pafajshmin 20-vjeçar/ Dita e parë e punës u kthye në ditën e fundit të jetës

27/06/2021 13:24

 Myzerim Zeneli është më i pafajshmi nga 4 personat që humbën jetën pak minuta pas mesnatës së 27 qershorit.

20-vjeçari ishte në ditën e parë të punës, e cila rezultoi dita e fundit e jetës së tij. Konflikti mes Ferracakëve dhe Goxajve nuk kishte lidhje me të, ai thjesht kishte shkuara për të nxjerrë të ardhura për veten në këto muaj.

Ai kishte filluar punë në hotelin e Goxajve me nisjen e sezonit turistik veror, ndërsa plumbat kapën dhe atë gjatë përplasjes.

Sherri banal për hapësirën e rërës që degradoi në përdorimin e armëve  mori jetën e një të riu të pafajshëm të mbushur me ëndrra.

Në një nga ngjarjet më të rënda të ditëve të fundit humbën jetën, biznesmeni i njohur i zonës, Kujtim Ferracaku, dy vëllezërit  Xhovani Gocaj, dhe Edmond Gocaj dhe i riu. Kurse të plagosur kanë mbetur dy persona, Hasan Ferracaku dhe Elmilind Dyli.

Top Channel