Durrës/ 40-vjeçari plagos me thikë dy sirianët, arrestohet nga Policia

27/06/2021 17:24
Foto ilustruese

Një 40-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi plagosi me thikë dy shtetas sirianë.

Policia njofton se autori është nga Berati dhe sherri dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

Njoftimi

Plagosi me mjet prerës (thikë) për motive të dobëta 2 shtetas, prangoset menjëherë nga Policia autori i dyshuar.

Më datë 27.06.2021, rreth orës 15:20, në lagjen nr.4, Durrës, shtetasi O. Q., 40 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), 2 shtetas të huaj (dyshohet shtetas sirian), të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar të kësaj ngjarje shtetasin O. Q., 40 vjeç, banues në Berat, i cili po shoqërohet në ambientet e Policisë për veprime të mëtjeshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel