Dokumente të rreme, vjedhje dhe drejtim i mjeteve në gjendje të dehur/ 4 të arrestuar në Durrës

27/06/2021 13:09

4 shtetas janë arrestuar në Durrës dhe po hetohen për vepra të ndryshme penale.

27-vjeçarja me iniciale A.B. nga Kosova, e dënuar me 3 muaj burg për falsifikim dokumentesh, u kap në Durrës.

23-vjeçari me iniciale A.L. u kap teksa po përpiqej të vidhte nëj furgon në portin e qytetit bregdetar.

Shtetasi me iniciale G.(F).M., 33 vjeç, në aksin rrugor Luz-Derven, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me motorrin tip “Lifan”, me drejtues shtetasin A. Gj. Shoferi dhe pasagjeri i motorrit janë plagosur por ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

34-vjeçari me iniciale A.L. u identifikua duke drejtuar mjetin tip “Audi” në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasen kosovare A. B., 27 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me 3 muaj burg për veprën penale “Falsifikim dokumetash”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 23 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas u arrestua pasi u kap në flagrancë duke tentuar të vjedhë në një mjet furgon i cili ishte i parkuar në terminalin e Portit. Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas i ka vjedhur një karrocë shtetasit K. Sh., në lagjen nr.4, Durrës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit:
G. (F). M., 33 vjeç, banues në Borizanë, Krujë si dhe u procedua penalisht shtetasi A. Gj., 48 vjeç, banues në Derven, Krujë, pasi në aksin rrugor Luz-Derven, shtetasi G. (F), M., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me motomjetin tip “Lifan”, me drejtues shtetasin A. Gj. Si pasojë e përplasjes është lënduar shtetasi A. Gj., dhe pasagjeri në motomjet shtetasi R. Z., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
A. L., 34 vjeç, banues në Kavajë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.3, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur dhe gjatë shoqërimit të tij nuk iu është bindur urdhrit të Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtjeshme.

Top Channel