“Isha te terapia e djalit”/ Rama akuzoi protestuesit se e sollën në Parlament, shqiptarët mbledhin brenda pak orësh 151 mijë dollarë për nënën dhe të birin me autizëm Një tjetër aksident ka ndodhur në vendin tonë.
Aksidenti radhës ka ndodhur në kryqëzimin e Tales, ku janë përplasur një automjet me një motoçikletë.
Si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë drejtuesi i motoçikletës Viktor Leshi ,40 vjeç, banues në Tale dhe fëmija i tij i mitur.
Drejtuesi i mjetit shtetasi Valentin Boçi është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Lezhë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Lezhë-Milot,në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Tales” mjeti tip “Fiat ” është përplasur me një mjet motoçikletë, ku si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë drejtuesi i motoçikletës dhe fëmija i tij i mitur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e personave të dëmtuar
Top Channel