“S’mund të abuzoni me sofizma”, Dule përplaset me Maznikun në dëgjesën për Reformën Territoriale, socialisti: E keni zakon shumë të keq…
71 raste aktive me covid janë aktualisht në vendin tonë, ndërsa vaksinimi masiv vijon prej muajsh.
Gjatë 24 orëve të fundit të një dite më parë vendi regjistroi 3 raste të tjera me koronavirusin, ndërkohë një person ndërroi jetë.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.509 ndërsa numri i të vdekurve është gjithsej 2.456.
Ndërsa numri i të shëruave ka shkuar në 129.982. 792.878 testime për personat e dyshuar me COVID-19 janë kryer që nga fillimi i pandemisë.
Deri më tani janë bërë 930.126 doza vaksine ndaj COVID-19, prej të cilave 389.436 qytetarë kanë marrë të dyja dozat.
Top Channel