4 të vrarë nga konflikti në Velipojë, Brahimaj: Shkak konflikt i çastit për shkak të ndarjes së ambienteve të rërës

27/06/2021 08:30

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pak orë pas mesnatës, drejtori i policisë së Shkodrës,  Niko Brahimaj ka shkuar në Velipojë bashkë me Drejtorin e Policisë, Ardi Veliu.

Drejtori i policisë së Shkodrës, Niko Brahimaj ka dhënë detaje gjatë orëve të natës, ku thekson se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit, për shkak të ndarjes së pronësisë mbi ambientet e rërës që shfrytëzohet për vendosjen e shezloneve të çadrave.

“Ka ndodhur një ngjarje e rëndë kriminale, në ambientet e hotel Gocaj. Për shkak të një konflikti të çastit, për shkak të ndarjes së pronësisë mbi ambientet e rërës që shfrytëzohet për vendosjen e shezllonave të çadrave. Policia ka mbërritur pas ngjarjes. shpresoj që në takimin tjetër do t’ju jap detaje më të hollësishme. ngjarje e përfshirë më shumë se sa një armë, një armë pistoletë e kemi sekuestruar ku pastaj do të nxjerrim se kujt i përket. Janë sekuestruar një sërë kamerash. shumë shpejt do të ketë persona të shpallur në kërkim dhe të arrestua”, tha Brahimaj.

Top Channel