Armandi ka vendosur që t’i bëjë surprizë Linditës duke i sjellë një lule dhe një kallam në studio Linditës.
Në pamundësi për t’ia çuar në takim, Armandi zgjodhi t’ia sillte në studio. Ndërsa Lindita e përdori në formë batute duke thënë: “Mirë ke bërë se dhe pse jemi kundra dhunës…”
Ndërsa në takim, Armandi nuk i ka kursyer komplimentet ndaj Linditës.
Armandi: Të hongsha syrin e zi.
Lindita: Faleminderit kur të ma hash.
Armandi: Kam marrë vesh që gatuan shumë mirë, që vezët i zien shumë mirë.
Lindita: Thashë se bëja ndonjë gjë të veçantë. Sa i përket gatimit, mund të hash dhe bukë e djathë e të kesh dashuri e harmoni. Unë jam 42 vjeçe, jo 20 vjeçe që se kam kaluar kohën e dikurshme. Nuk jam mbretëresha me më të mirat e botës.
Armandi: Jashtë çdo shenje hipokrizie, në sytë e mi tingëllon më shumë se mbretëreshë. Besoj se brenda gjoksit tënd ke dashuri të pakonsumuar.
Top Channel