Para disa kohësh, e ftuar në emisionin “Top Arena”, Jasmina tha se Sindi ishte një nga ish konkurrentet e Për’puthen që nuk i pëlqente se si vishej.

“Jo në shijet e mia ka qenë Sindi”, tha Jasmina. Kjo deklaratë solli menjëherë reagimin e Sindit, e cila tregoi se fustanin që Jasmina e kishte veshur në emision, Sindi e kishte veshur që në dhjetor.

“Jasssss, po kemi veshur dhe të njëjtin fustan…unë këtë e kam veshur në Dhjetor. Mos më thuaj që tani ka filluar të të pëlqejë stili i veshjes time. Të puth se ti e di që të kam xhan”, shkroi Sindi.

Pas këtyre deklaratave, Sindi i ka çuditur të gjithë pasi gjatë një bisede virtuale me ndjekësit ka rrëfyer se ajo dhe Jasmina nuk mbajnë inate me njëra-tjetrën.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel