Në Artkand, piktura e Simon Rrotës/ Ankandi për veprën e vitit 1929 nis nga 15 mijë euro

26/06/2021 19:53

Artkand ka sjellë sot në program “Shkodrën” e Simon Rrotës.

Vepra është e vitit 1929, me çmimin fillestar 15 mijë euro, dhe sjell atmosferën romantike të qytetit të tij të dashur. Realitetin e zhdukur të një Shkodre që nuk ekziston më.

Simon Rrota i përket tërësisht Shkodrës, duke pikturuar pothuajse gjithçka që nga tradita dhe kostumet popullore e deri tek rrugicat, njerëzit, portretet, pazarin.

Hijet e rrepta të rrugëve, dyert e mëdha prej guri të latuar me qemer, me pullaz të gjerë për strehë e me frëngji, artisti nuk do ti shohë si dekore të thjeshta dhe kurioze; ai do të hulumtojë shpirtin që ato mbartin.

Gratë e bukura shkodrane me çadra që mbrohen nga dielli. Çatitë me këtë ngjyrën karateristiket të tij. Liqenin e Shkodrës etj. Mund të themi që ai ishte një kronikan i qytetit të tij.

Nëpërmjet Simon Rrotës sot kemi trashëgiminë e një Shkodre që nuk ekziston më dhe që mund ta ri-jetësojmë vetëm në këto piktura. Prandaj edhe e kanë quajtur “piktori i një realiteti të humbur”

Vepra është e përmasave 43×58 cm e teknikës vaj në kanavacë dhe do të qëndrojë në ankand vetëm për një javë.

Në pjesën e galerisë Hasan Capari u prezantua me këtë vepër Pa Titull, 80×60 cm, vaj në Kanavacë, viti 2007, çmimi 2500€.

Buron Kaceli me Binjakët, Vaj ne kanavace. Viti 2011. 90×70 cm, Cmimi 2500€.

Si dhe u përmbyll me një vepër të fondit të Arkand Ali Oseku- Peizazh- 2500€.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA