“Ke merak se do ngelesh pa gjë?”/ Stela nxit Linditën të zbulojë prapaskenat: Armandi erdhi të gjejë vajzë të virgjër

26/06/2021 18:38

Pas takimit të Armandit me Linditën, Stela e nxiti që të zbulojë prapaskenat me të teksa diskutohej për respektin ndaj njëri-tjetrit.

Lindita tregoi një debat që kanë pasur për shkak të akuzave të Armandit se ajo ka shkëmbyer puthje me Çimin.

Pas kësaj, Armandi i bëri të ditur se ka ardhur në program që të gjejë një vajzë të virgjër, ndërsa ajo i ka thënë se nuk është e tillë pasi vjen nga një divorc.

Olti: Nuk je tek preferencat e Linditës.

Armando: Mes tyre ka pasur diçka dhe kjo do shihet. Kjo vihet re dhe tek nervozizmi i Oltit.

Olti: Është xhelozi, jo nervozizëm.

Stela: Me të vërtetë mendon që ka qenë i respektueshëm ndaj teje?

Lindita: Në fillim po. Në takim po. Kujdes kur flet se kemi të bëjmë me disa rrethana. Nuk më intereson backstage.

Stela: Lindita e di mirë se Armando është shprehur në mënyrë shumë të keqe. I ke thënë gjithë fjalët e fundit që fjalori im  nuk e pranon.

Lindita: Ka ndodhur dy muaj më parë.

Stela: Janë gjëra që preket karakteri dhe dinjiteti i një personi.

Lindita: Po më akuzonte për diçka për Çimin dhe i thoja që nuk është e vërtetë. Nuk më ofendoi vetëm mua, por të gjitha femrat e meshkujt. Për një puthje time me Çimin, ke merak që do të ngelesh pa gjë? I thashë nuk jam e virgjër, vij nga një divorc. Ai tha kam ardhur të gjej vajzë të virgjër.

Armando: E hëngre karremin e Stelës.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel