Fotot me këngëtaren në shtrat bën xhiron e rrjetit. Reagon për herë të parë Bearti, zbulon se… (FOTO)

26/06/2021 13:35

Një foto e publikuar nga Enca Haxhia në llogarinë e saj në Instagram, i bëri të gjithë të dyshojnë se këngëtarja kishte nisur një histori dashurie me ish-konkurrentin e “Për’puthen”, Beart Rexhepi.

Këngëtarja e njohur ndau një fotografi mjaft “hot”, ku të dy ishin të shtrirë në një shtrat, por më pas u kuptua se e gjitha kishte lidhje me projektin më të ri muzikor të Encës.

Lidhur me këtë ka folur për herë të parë Bearti, i cili ka sqaruar për “Prive” raportin mes tyre.

“Fillimisht më lidh një projekt me Encën”, ka thënë ish-konkurrenti i reality show-t, i cili i pyetur se sa seksi duket këngëtarja nga njëshi tek dhjeta, ka thënë “12”.

Pas ndarjes nga Tea Trifoni, që i habiti të gjithë fansat e ish-çiftit, Bearti tha se vazhdon të ketë marrëdhënie shumë të mira me vajzat shqiptare dhe se tashmë ka krijuar shumë më tepër shoqëri me to.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel