Lindita nuk ka pranuar kushtet e Armandit që të largojë përqafimet ndaj të tjerëve duke thënë se nuk i intereson aspak fakti që keqinterpretohet nga të tjerët.
Lindita i tha se nuk janë erotike, ndaj nuk i intereson aspak opinioni i të tjerëve.
Për këtë i referohet edhe marrëdhënies me ish bashkëshortin duke treguar se qëndroi 12 vjet krah tij për shkak të fjalëve të të tjerëve.
Armandi: Mua do më vinte mirë që të kufizoje përqafimet.
Lindita: Nuk e ndryshoj veten për asnjë. Nuk je duke bërë seks apo përqafim erotik.
Armandi: Është keqinterpretim.
Lindita: Keqinterpretimin ta mbajë vete. 12 vjet kam qenë e detyruar që të qëndroj me ish bashkëshortin tim për opinionin e njerëzve.
Armandi: Nëse do jetonim bashkë ku do doje të jetoje?
Lindita: Mund të jetoj dhe me nënën tënde, nuk e kam problem.
Top Channel