Benzi përfshihet nga flakët, shoferi braktis automjetin dhe largohet me vrap

26/06/2021 12:31

Një automjet tip Benz me targa AA 002 IR ka marrë flakë ditën e sotme në aksin e rrugës Fier-Patos, në vendin e quajtur Portëz.

Automjeti është braktisur menjëherë nga drejtuesi i tij, ndërsa sipas hetimeve paraprake dyshohet që të ketë marrë flakë nga një shkëndijë elektrike.

Menjëherë ka mbërritur zjarrfikësja, e cila ka marrë nën kontroll situatën, pasi është djegur vetëm pjesa e motorit, kroskoti i saj.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave

Fier/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 12:15, në aksin rrugor Fier-Patos, ka marë flakë në ecje e sipër automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. K., 50 vjeç, banues në Vlorë.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në motorin e mjetit.

Nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel