Për herë të parë në “Për’puthen +40”, një djalë me i vogël në moshë kërkon të njohë Linditën, që e njeh nga jashtë

25/06/2021 19:53

Edhe pse “Për’puthen +40” është drejt fundit, një djalë e bindi produksionin që të bëhet pjesë e e tij.

Dashi Sylo është stilist dhe me Lindën ka bashkëpunuar për disa veshje të saj, por jashtë emisioni asnjëherë nuk i kishte shprehur pëlqimin.

Çudi se m’i di dhe linjat, më ka lënë pa fjalë”, shprehet e habitur Lindita kur e sheh.

Lindita: Më befasove, ç’ne mo Dashi, s’më ke thënë asnjëherë
Dashi: Doja të ta bëja surprizë. Më tërhoqi gjallëria jote, ti i vendos gjërat në lëvizje
Lindita: Prandaj më pyesje për pëlqimet që kisha, si po më shkonte këtu në emision?
Dashi: Më ke pëlqyer, tani ti e di
Lindita: Diferencë shumë e madhe moshe është. Do ta provoj për herë të parë në jetën time, të kam parë me syrin e shokut, tani do përpiqem të të njoh ndryshe
Dashi: Më bën të ndihesh mirë, mënyra si komunikon, fiziku
Lindita: E shoh plot sallonin tënd me shumë vajza, nuk e prisja realisht

Edhe pse kanë mbetur 2 javë, Lindita vendosi t’i japë mundësi Dashit dhe nëse e vlerëson, do të vazhdojë njohjen jashtë.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel