Stela dhe Çimi janë deklaruar tashmë për njëri-tjetrin në “Për’puthen +40”.

Sot u transmetua takimi i tyre në portin e Durrësit. Çimi kishte rezervuar një varkë në port, bashkë me darkën dhe buqetën me lule për Stelën, e cila u surprrizua.

Stela: Zemra ime është për ty. Po ti?
Çimi: Zemra ime ka vite që rri vetëm, është për ty
Çimi:Si ka mundësi që koha është e vranët
Stela: Ndoshta jam unë dielli

Stela: Si të erdhi që u deklarova unë e para?
Çimi:Dhe unë isha deklaruar me kohë. Ti e kishe të vështirë ta pranoje
Stela: Pse të duket sikur e kisha unë, ti e kishe të vështirë!

Stela: Duhet të mësohem me jetën e re, të kam ty tani dhe gocën. Më the ikim në Dhërmi 4 orë para. unë e kam të vështirë organizimin, dua të më njoftosh. Sot jam për ty, do ikim kur të duash.

Por, Çimi, i pakënaqur nga kjo situatë, thotë se “nëse do të jenë këto pengesa, çfarë kuptimi do të ketë?

Ngaqë goca është mësuar shumë me mua, rri me mua”, thotë Stela, duke premtuar se do të gjejë më shumë kohë për të.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel