Temperaturat e larta të tre ditëve të fundit kanë cuar njerëzit drejt zonave bregdetare për të shijuar freskinë e detit.

​Në pamje duket se si është mbushur plazhi i Durrësit me pushues që shijojnë rrezet e diellit pranë detit, ndërsa vihet re se pjesa më e madhe janë të moshuar e fëmijë.

Qarku i Elbasanit dhe Beratit janë goditur më shumë nga vala e të nxehtit, ndërsa pritet që temperaturat të zbresin në fundjavë.

Këtë e bëri me dije ditën e sotme Lajda Porja, drejtuesja e Zyrës Operacionale MeteoAlb:

“Pritet që vija bregdetare të jenë në vlerën 34 dhe 35 gradë, parashikohet një rritje e lehtë në 3 ditët e fundit të qershorit kur kemi sërish temperatura jo më lart se 37 gradë. Lajmi i mirë është që korriku do nisë me temperatura shumë më të përballueshme. Edhe gjatë korrikut pritet që të kemi valë të të nxehtit afrikan”.

 

FOTO GALERI
1/34

Top Channel