“Jam shumë i penduar”/ Ministri britanik reagon pas fotografive duke u puthur me sekretaren, nuk bën asnjë koment për gruan

25/06/2021 15:19

Ministri i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, Matt Hancock ka reaguar pas fotografive ku shfaqet teksa shkëmben puthje pasionante me sekretaren e tij Gina Coladangelo.

Matt Hanckock pranoi se “ka shkelur rregullat e distancës sociale”, por nuk i ka kërkuar ndjesë bashkëshortes së tij Martha Hoyer Millar, me të cilën është i martuar prej 15 vitesh dhe e ka tradhtuar me sekretaren.

“Unë pranoj që kam shkelur udhëzimet për distancimin social në këto rrethana. I kam zhgënjyer njerëzit, jam shumë i penduar. Mbetem i përqendruar në punën për të nxjerrë vendin nga kjo pandemi dhe do të isha mirënjohës për privatësinë për familjen time për këtë çështje personale”, ka thënë ai.

42-vjeçari ka refuzuar të japë dorëheqjen, ndërkohë që opozita kërkon shkarkimin e tij.

Tradhtia

Ministri u pa duke puthur sekretaren, e cila gjithashtu është e martuar, në Selinë e Departamentit të Shëndetësisë në Londër, gjatë orarit të punës.

Një burim nga qeveria britanike i tha ‘The Sun’ se ishte “tronditëse që Ministri i Shëndetësisë kishte një lidhje jashtëmartesore në mes të një pandemie, me një sekretare që ai përdori paratë publike për ta punësuar”.

Hancock u fotografua duke përqafuar e puthur ndihmësen e tij, ndërsa imazhi tregon se ka ndodhur pak pas orës 3 të pasdites, në datën 6 maj. Ai është parë në ambientet e zyrës, në katin e nëntë, brenda ndërtesës së Departamentit të Shëndetësisë, e cila është një hap larg nga Parlamenti.

Nga pamjet, Hancock shihet duke kontrolluar korridorin nëse do të kishte njeri vërdallë, e më pas mbyll derën e mbështetet pas saj për tu siguruar që nuk do ta shqetësonte askush!

Më pas, sekretarja shkon drejt tij dhe ‘çifti’ nis të përqafohet e puthet, në një mënyrë pasionante dhe sipas një burimi një ngjarje e tillë nuk kanë ndodhur vetëm një herë!

“Ata janë përpjekur ta mbajnë sekret, por të gjithë e dinë se çfarë ndodh brenda një ndërtese të tillë”, tha burimi.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel