Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin mbledhur mikesha të programit dhe vajza të njohura të ekranit, që po ashtu janë tifoze të zjarrta në Kampionatin Europian të futbollit.
Teuta Borova dhe Sara Gjordeni bënin tifo për Gjermaninë, Besarta Gashi për Francën, ndërsa Alma Çelaj dhe Eda Bano për Italinë.
Për t’iu përshtatur atmosferës, edhe Bieta mbante veshur një fanellë të bardhë. Fillimisht të ftuarat e ngatërruan me atë të Gjermanisë, skuadrës së saj të zemrës, por në fakt moderatorja kishte zgjedhur fanellën e kombëtares sonë.
“Sot doja të zgjidhja fanellën e kombëtares duke qenë se në radhë të parë kombëtarja është ajo për të cilën do të donim të brohorisnim. Në mungesë të saj pastaj kemi këto tifozeritë e tjera”, u shpreh Bieta.
Me tej ajo u kthye me shpinë dhe tregoi se fanella mbante numrin 22.
“22 është numri që ka mbajtur Bogdani deri ku ishte pjesë e kombëtares dhe tani e ka Abrashi”, sqaroi më tej ajo.
Top Channel