200 mln lekë për landfillin pa leje/ Bashkia Dimal vijon t’i depozitojë mbetjet në shkelje të ligjit

25/06/2021 15:11

A ka një leje mjedisore për këtë vendepozitim? Jo, nuk ka një leje mjedisore.

Këtu jemi në fushën e mbetjeve ilegale të bashkisë së Dimalit, ish ura vajgurore. Në këtë landfill ilegal grumbullohen 25 ton mbetje urbane në ditë.

Për të grumbulluar dhe depozituar plehrat në fshatin Sqepur kompani private nga buxheti i bashkisë merr mbi 200 mln lekë të vjetra në vit. Ky krim mjedisor nëse i referohemi Kodit Penal neni 201 dënohem me gjobë ose 2 vjet heqje lirie. Pamja e Shqipërisë është e tillë, e mbushur me plehra.

“Ky vend do të përdoret për një periudhë 5 vjeçare deri në krijimin e landfillit rajonal, ku shpresojmë që do të bëhet dhe ndarja e mbetjeve në burim”.

-Kush merret me menaxhimin e mbetjeve urbane?

“Ne kemi lidhur kontratë më një operator ekonomik Ed Construcsion, kjo kompani bën grumbullimin dhe vendepozitimin”.

-Dhe sa para kush ky shërbim?

“Ka një vlerë 20 mln e 802 mijë lek”.

Në vëzhgim që Top Channel ka bërë në disa prej landfilleve ilegale të Shqipërisë, Ministria e Mjediset deri më tani nuk ka gjobitur asnjë bashki për katastrofë mjedisore. Plehra në Shqipëri hidhen në lumenj, det, male dhe zona të mbrojtura, kjo masakër deri më tani nuk është dënuar asnjë institucion shtetëror.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA