Vala absurde e të nxehtit rekord, godet Siberinë me 48°C (fotot)

24/06/2021 17:00

Kur dikush përmend Siberinë në veri të Rusisë, në mendje të vijnë dëbora e akulli, por javën që shkoi rajoni Arktik po shesh një valë të nxehti rekordthyes me temperatura që arrijnë në disa vende deri në 48 gradë Celcius.

Në Saskylah, një fshat i vogël në veri të Rrethit Arktik, temperatura e tokës kishtë arritur dje 31.9 gradë Celsius, që është më e larta e regjistruar atje që prej vitit 1936.

Ndërkohë temperaturat maksimale kishin arritur në 48C në qytezën e Verkhoyansk, më e larta e regjistruar ndonjëherë sipër Rrethit Arktik që prej nisjes së matjeve. Në Govorovo temperatura shënonte 43C.

Imazhet satelitore të pardhura nga ‘Copernicus’, programi i BE për observimin e tokës, tregonin se temperaturat kishin kaluar ndjeshëm maksimalen mesatare prej 95F (35C) të dielën në Siberi teksa rajoni po provon një valë të zgjatur të nxehti.

Në rajonin ku temperatura maksimale e qershorit është 16C, nxehtësia po shkakton probleme serioze mes njerëzve dhe kafshëve që jetojnë në rajon, teksa zjarret po shkaktojnë shkrirjen e akullnajave që përfshijnë dy të tretat e Siberisë, dhe lëshimin e gjallesave të panjohura nga shkenca.

Në të gjithë Siberinë kanë nisur zjarre të egra prej muajit prill, të cilat mudn të shihen nga satelitët e NASA.

Verkhoyansk, ku kësaj jave temperaturat arritën në 48C, ka qenë më parë vendi më i ftohtë në tokë me temperatura të regjistruara prej -67.8C.

Ky vend njihet për ndryshime ekstreme temperaturash prej vendosjes thellë në kontinentin aziatik, për të cilin shkencëtarët thonë se nxehet e ftohet shumë më shpejt sesa uji.

“2021 është viti i të vërtetës për ndryshimet klimatike dhe luftën ndaj tyre. Koha që na mbetet për të parandaluar impaktet e ndryshimeve klimatike po shkurtohet shpejt”, shkruante në një deklaratë Organizata Botërore e Meteorologjisë.

Kryeqyteti rus Moskë gjithashtu është goditur kësaj jave nga vala e të nxehtit me tempeatura që arrijnë rekordin e 120 vjetëve, njoftonin autoritetet ruse.

Kryeqyteti rus shënoi dje 34.7C sipas gjencisë vendase Roshydromet, e njëjtë me rekordin e ditës më të nxehtë të qershorit të regjistruar në 1901.

FOTO GALERI
3/5
Zjarret po shkaktojnë shkrirjen e akullnajave që përfshijnë dy të tretat e Siberisë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA