Modelja e famshme, Ashley Graham është mjaft aktive në profilin e saj në ‘Instagram”, ku nuk ngurron të postojë foto e video të ndryshme, duke ekspozuar linjat e saj trupore të kolme.

Ajo është një nga personazhet e famshëm që herë pas here jep mesazhe të rëndësishme për fansat e saj dhe u bën thirrje ndjekësve që ta duan trupin e tyre ashtu siç e kanë.

Edhe kur ishte shtatzënë dhe pas lindjes, Ashley në asnjë moment nuk ndaloi së postuar foto, duke treguar se si transformohej trupi i saj.

Ndërsa së fundmi, modelja e kolme ka ndarë me ndjekësit një fotografi ku shfaqet me bikini ngjyrë blu. Teksa poza e saj ka marrë mijëra pëlqime dhe komente, ka nga ata fansa që kanë vënë re një tatuazh te pjesa intime. Nga foto nuk duket qartë se çfarë tatuazhi është, por duket se Ashley ka zgjedhur një vend delikat një tatuazh.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel