“Mik festival”, në Korçë/ Edicioni i katërt i festivalit do zhvillohet edhe në Kolonjë

24/06/2021 20:08

Korça do të çelë siparin e Mik Festival më 22 korrik dhe për katër netë ky edicion i katërt i Festivalit me Inva Mulën dhe grupin e saj të përzgjedhur të artistëve, do të udhëtojë jo vetëm në Korcë, por edhe në Kolonjë.

Inva Mula: Nga ky emër që del Muzikë Internacionale në Korcë, që në të gjitha gjuhët shprehet i tillë ka dalë dhe fjala MIK dhe koincidon kaq bukur me fjalë shqiptare. Prandaj jemi miq të Korcës, të Festivalit, të njëri tjetrit dhe përbëjmë këtë bërthamë të bukur të një aktiviteti që ne e duam shumë.

Festivali do të çelet me një mbrëmje dedikuar muzikës gjermane në Teatrin Andon Zako Cajupi.Ndërsa më 23 korrik, pasditja koncertale do të mbahet në Sheshin e Kishës së Rehovës në Kolonjë

Inva Mula: Na është bërë një ftesë nga kryetari i bashkisë së kolonjës, në zonën rurale të Kolonjës, aty ku mendojmë që ka shumë nevojë të promovojmë këto zona.

Benila Terova: Të gjitha elementët që Inva përmendi lidhet dhe më atë që Korca mbart në trashëgimi që lidhen që nga muzika apo që nga shija elegante e publikut.

Koncerti i përmbylljes do të mbahet në Prespë me violinistin Olen Cesari

Olen Cesari: Inva nuk është vetëm artiste, por edhe ëndërrimtare. Praktikisht do të bëjë dhe një koncert në mes të një liqeni në një ishull, kështu që si mund ti thuhej Jo një propozimi të tillë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA