Këshilla për tu mbrojtur nga rrezet e diellit, Kristiani i Për’Puthen: Syzet janë të dëmshme, ja çfarë i shkaktojnë trupit

24/06/2021 14:37

Kristiani, ish konkurrenti i Për’puthen ka dhënë një këshillë për mbrojtjen nga rrezet e forta të diellit, sidomos në këto ditë kur temperaturat kanë arritur në mbi 40 gradë celsius.

Në emisionin “Shqipëria Live”, Kristiani tha se përdorimi i syzeve është i dëmshëm sepse i përcojnë trupit mesazhe të ndryshme dhe bëjnë që të mos prodhohet melanina.

“Përdorimi i syzeve është i dëmshëm sepse kur vendosim syze, i përçojmë trupit mesazhe të ndryshme që është natë dhe nuk prodhon melaninë. Po të mos përdorin syze, djegia e lëkurës eliminohet. Unë nuk përdor syze, por mund ta përdor për ndonjë trend të momentit. Unë jap vetëm informacione të bazuara në eksperiencën time, i sugjeroj kujtdo të flasin me mjekë për çdo gjë”, tha Kristiani.

Melanin është një term i gjerë për një grup të pigmenteve natyrore që gjenden në shumicën e organizmave. Pigmentet e melaninës prodhohen në një grup të specializuar qelizash të njohura si melanocite.

Tek njerëzit, melanina është përcaktuesi kryesor i ngjyrës së lëkurës. Melanina në lëkurë prodhohet nga melanocitet, të cilat gjenden në shtresën bazale të epidermës. Megjithëse, në përgjithësi, qeniet njerëzore posedojnë një përqendrim të ngjashëm të melanociteve në lëkurën e tyre, melanocitet në disa individë dhe grupe etnike prodhojnë sasi të ndryshueshme të melaninës. Disa njerëz kanë shumë pak ose aspak sintezë të melaninës në trupin e tyre, gjendje e njohur si albinizëm.

Top Channel