Historisë i erdhi fundi shumë shpejt… Dalin pamjet e dasmës romantike të Caroline me bashkëshortin vrasës në Portugali

24/06/2021 10:23

Pamjet e dasmës së Caroline Crouch, 20-vjeçares që u vra nga bashkëshorti janë bërë publike. Në verën e vitit 2019, pas një lidhje disa vjeçare me Babis Anagnostopoulos, vendosën që të martoheshin për të ndërtuar familjen e tyre.

Ata bënë një ceremoni private larg të afërmve dhe miqve pasi udhëtuan për në Algarve, Portugali pasi Caroline kishte përgatitur një ambient romantik pranë detit. Ndonëse bënë ëndrrën e tyre realitet, historia mori fund shumë shpejt.

Të dy u bënë prindër të një foshnje dhe 11 muaj më vonë, Babis kreu aktin e rëndë të vrasjes së partneres britanike.

Ai është burgosur paraprakisht në burgun e famshëm grek, Korydallos. Mediat fqinje raportojnë se 33-vjeçari hyri në qeli rreth orës 21.30 dhe nuk kërkoi asgjë. Piloti 33-vjeçar po mbahet në një zonë të veçantë në të cilën ndodhen edhe të burgosurit e tjerë, të njohur për opinionin publik grek, pasi autoritetet kanë shprehur frikën për sigurinë e tij fizike.

Sipas informacionit, zona 6, ku po qëndron Babis që konsiderohet si “VIP”, përveçse e qetë është edhe e sigurisë më të lartë. Vrasësi është së bashku me Panagiotis Vlastos dhe Nikos Maziotis me të cilët do të jetë në oborr, ndërsa në të njëjtën qeli ai ka një oficer burgu i cili është arrestuar për trafik droge në Janinë.

Anagnostopulos ka bërë testin për Covid dhe ka dalë negativ. Në të kundërt ai do të qëndronte në karantinë 14 ditë. Vrasësi i rrëfyer do të ndjekë programin e burgut dhe normalisht do të jetë në oborr me të gjithë të burgosurit e tjerë të zonës specifike ku ndodhet.

“Do të doja të kthehesha pas në kohë, të ndryshoja gjithçka. Mos të shkatërroja jetën tonë, të Carolinës, të voglës tonë, timen”, është shprehur ai për mediat pak ditë më parë.

Mbrapa qelisë së errët ka shprehur pendesë për krimin makabër që kreu, duke thënë se nëse do të kishte mundësinë të kthente kohën pas do e bënte, për të mos shkatërruar jetën e Carolines, vajzës së tyre dhe të tijen.

Kujtojmë se, 37 ditë pas ngjarjes tragjike ka pranuar se ai është vrasësi, duke hedhur poshtë pretendimet e para te tij se vdekja ka ardhur pas një konflikti verbal që kane pasur, pasi treguesit e rrahjeve te zemrës ne orën e vajzës provojnë që ai është përpjekur ta mbysë në momentin kur ajo flinte, ndërsa 20 vjecarja ka luftuar rreth 6 minuta, por nuk ka mundur t’i bëjë ballë fuqisë mashkullore.

FOTO GALERI
18/19

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA