Publikoi i pari lajmin për gruan që kishte sjellë në jetë 10 fëmijë, ja çfarë bën gazetari pas shtrimit te saj në spital psikiatrik

23/06/2021 19:45

Gazetari që nxori i pari lajmin për një grua nga Afrika e Jugut, e cila mendohej se kishte lindur 10 fëmijë njëkohësisht, ka kërkuar falje pasi u zbulua se gruaja kishte gënjyer dhe tashmë është shtruar në spital psikiatrik.

Piet Rampedi, i medias “Pretoria News”, tha se i vjen shumë keq që publikoi lajmin që mori dhenë, por që u prit me dyshime për shkak se asnjë spital nuk konfirmoi se kishte pasur një grua që lindi 10 fëmijë.

Gjithashtu, vetë gazetari nuk gjeti asnjë provë të tregonte se këta fëmijë ekzistonin. Ai thjesht tha se kjo grua ka lindur fëmijë, por jo 10.

Vetë gruaja, e cila ndodhet në spital psikiatrik, këmbëngul se nuk është e sëmurë mendërisht dhe se 10 fëmijët i ka lindur vërtetë, por pa treguar se ku ndodhen aktualisht.

Top Channel