Vlorë: Këshilltarët kundër Lelit/ Dështon sërish mbledhja e këshillit bashkiak. Kryebashkiaku: Flasim on line!

22/06/2021 15:08

Këshilltarët bashkiakë të Vlorës u paraqitën para teatrit ‘Petro Marko’.

Ata kanë kërkuar mbledhje jashtë radhe për ti kërkuar llogari kryebashkiakut Dritan Leli për punët e qytetit. Pas krisjes së marrëdhënieve të kryebashkiakut brenda mazhorancës, këshilltarët bashkiakë socialistë të Vlorës thotë se Leli nuk është zgjedhur si pavarur në këtë bashki.

Por mbledhja nuk u mbajt sepse kryebashkiaku përmendi sërish rregullat anti covid. Një nga këshilltarët tha se kishte leje për mbledhje në sallë.

Ndërsa Ilir Metaj, i sapo zgjedhur deputet i PS tregoi se pas llogaridhënies për pastrimin e qytetit, ata do kërkojnë edhe audit të jashtëm për lejet e ndërtimit dhe ndërtimet pa leje.

Kryebashkiaku Dritan Leli i sugjeroi bashkiakëve që cështjet e ngritura prej tyre ti diskutojnë në mbledhjen e këshillit lajmëruar për në datën 24. Sërish on line.

Pas replikave në distancë këshilltarët socialistë janë larguar nga teatri për të kërkuar një tjetër ballafaqim me të marrin e qytetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA