Shqipërisë nuk i hapen negociatat/ BE e shtyn marrjen e vendimit për në muajin shtator

22/06/2021 19:30

Konflikti mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, kthehet në pengesë për Shqipërinë në marrjen e aprovimit për  zhvillimin e mbledhjes së parë ndërqeveritare me BE.

Në Luksemburg  ministrat e çështje europiane të vendeve anëtare të unionit, nuk shprehën asnjë kundërshti për avancimin e Shqipërisë drejt BE.

Por ata qartësisht shprehën pikëpamjen se ky proces duhet të ecë paralel me Maqedoninë e Veriut, vend i cili edhe në këtë mbledhje ka gjetur kundërshtimin e Bullgarisë.

Ministrat në Këshill u pozicionuan, kundër ndarjes së Shqipërisë në rrugëtimin evropian me Maqedoninë e Veriut.

Në konferencën për shtyp përfaqësuesja e presidencës Portugeze Ana Paula Zacarias,  sekretare shtete për çështjet europiane tha se,  ishte e pamundur për të dhënë rekomandimin e çeljes së konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe për këtë, duhet pritur presidenca Sllovene e BE-s që nis në fillim të Korrikut.

Në shtator presidenca sllovene, do të paraqesë edhe kornizën e re negociuse të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-n.

Ministri Gjerman për europën Michael Roth në këtë mbledhje bëri thirrje për lënien mënjanë të konflikteve bilaterale e të ecej përpara kur tha se  çështjet dypalëshe të trajtohen në mënyrë bilaterale, pa bllokuar ecurinë  përpara. “Le të mendojnë theksoi ai, në mënyrë strategjike dhe të kuptojnë nevojën për të përmbushur detyrimet tona ndaj Shqipërisë dhe

Maqedonisë së Veriut. Tani,  ne nuk kemi asnjë interes të lejojmë vakum strategjik atje”.

Në vizitën e tij në Tiranë në fund të majit,  Ministri Roth  gjatë vizitës së tij në Tiranë I parapriu zhvillimit të sotën në Luksemburg kur tha se   “në këtë moment kemi një problem bilateral mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, por tani po ndihmojmë”.

Muhamed Veliu

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA