Fusha tenisi në parkun e liqenit/ Veliaj: Ishte hapësirë e pushtuar, u kthehet qytetarëve

22/06/2021 15:21

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, inauguroi dy fushat e tenisit në Parkun e Liqenit, një hapësirë e uzurpuar ndër vite, por që i rikthehen qytetarëve në formën e një mjedisi sportiv, rikrijues dhe argëtues.

Parku i Tenisit do të mbajë emrin e Perlat Voshtinës, një emër i madh i viteve kur tenisi jo vetëm ishte i pamundur nga ana fizike e infrastrukturës, po ishte e pamundur edhe nga ana politike.

“Prej 30 vitesh në kemi kaluar gjithmonë këtu, dhe nuk e dinim çfarë kishte pas këtyre ferrave. Shihnim dy fusha tenisi, dhe ishin 3 mijë e ca metra hapësirë të zëna. 30 vjet që merrej si e mirëqenë që dikush mund të zaptojë liqenin, dhe sot jemi në një situatë ku 99 % e Liqenit është pastruar. Na ka ngelur edhe pak fare hapësirë, jemi në gjyq me dy ndërtime të fundit pa leje në anën tjetër”, nënvizoi Veliaj.

Ndërsa në fund kryebashkiaku Veliaj rikujtoi se viti tjetër Tirana do jetë “”Kryeqyteti Europian i Rinisë” ku do të zhvillohen rreth 1 mijë aktivitete dhe propozoi që të ketë organizim edhe në sportin e tenisit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA