Qepte fustanin në metro, rrugës për punë/ 9 muaj punë për të krijuar veshjen e dasmës, ndjekësit u surprizuan me rezultatin

21/06/2021 19:47

Është e vështirë të takosh një vajzë që do të martohet dhe nuk është entuziaste për veshjen e dasmës.
Stilistja Esther Andrews vendosi të thurë me dorë fustanin e saj të nusërisë.

Për më tepër, Andrews vendosi ta bëjë këtë ndërsa udhëtonte për të punuar çdo ditë në metron e New York City. Në një video të shpërndarë në ‘Instagram’, zonja Andrews shpjegoi të gjithë procesin dhe kohën që iu desh për t’i dhënë formën përfundimtare fustanit të saj.

Dizenjatorja tha që asaj iu deshën nëntë muaj, ndërsa e përundoi vetëm një ditë para dasmës.
Frymëzimi ishte se një pirat nga hapësira zbret në një toke me domateje, sepse ishte thjesht budalla dhe qesharak“, thotë ajo në video.

Andrews shtoi se përdori më shumë se 4 milje fije dantelle ‘mohair’ që bëheshin shtresat e këputjeve, mëngëve të gjata dhe pjesëve të tjera të veshjes, për të bërë dekoltenë. “Kur erdhi koha për t’i bashkuar të gjitha, unë isha e frikësuar, sepse duhej patjetër të përshtateshin, nuk kisha kohë për t’ia nisur nga e para”. “Fatmirësisht ishte në rregull kështu që unë mund të shtoja domate të vogla!

Jo vetëm kaq, Andrews tha se bëri fustanin për dhëndrin dhe shoqen e ngushtë. Veshja e dhëndrit dukej e ngjashme me atë të një kostumi astronauti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Esther Andrews (@estherandrewsbridal)

Top Channel