Matematika ishte e vështirë/ Pas testit, nxënësit e klasës së nëntë të shqetësuar për rezultatet
21/06/2021 15:18
Pesë ditë pas provimit të gjuhës shqipe dhe letërsisë, rreth 32 mijë nxënësit e klasave të nënta zhvilluan provimin e dytë të lirimit atë të matematikës.
Ndryshe nga provimi i parë që nxënësit e përfunduan më shpejt se koha që kishin në dispozicion prej 2 orë e 30 min, këtë herë pyetjet e ngarkuara sipas tyre bënë që koha të ishte e pamjaftueshme.
Me frikën e rezultateve në matematikë, klasat e nënta i pret provimi i fundit i gjuhës së huaj në 25 qershor.
Top Channel