Konflikti për kreun e shoqatës së bashkive në Shqipëri ka zgjuar reagimin e Komitetit te Politikave të Këshillit Europian të Bashkive dhe Rajoneve.
Me anë të një deklarate ky këshill shpreh shqetësim të thellë mbi iniciativën e disa kryetarëve të bashkive, anëtarë të Shoqatës për Autonomi Vendore e cila ka përfaqësuar historikisht bashkitë një përkatësie politike, për të kapur dhe uzurpuar Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë pa qenë formalisht anëtarë të saj.
Ky reagim është referencë për shkarkimin që ju bë kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi nga drejtimi I shoqatës dhe zgjedhjes së Pjerin Nderut.
Sipas komitetit shoqata për autonomi vendor kërkoi të bëhej anëtare e CEMR, kërkesa nuk u pranua dhe dy shoqatat u inkurajuan të diskutojnë, punojnë dhe përfaqësojnë së bashku në mënyrën më të mire të mundshme interesat e qeverisjes vendore në Shqipëri.
Në deklaratën e kësaj organizate pranë këshillit të Europës thuhet se ajo është në dijeni të procesit ligjor që po zhvillohet për zgjedhjet vendore të 2019, të cilat u bojkotuan nga opozita. Megjithatë, u bëhet thirrje të dyja palëve të punojnë për zgjidhje të përbashkët në interes të komuniteteve lokale shqiptare.
Ndërkohë kjo organizatë ka vendosur të ngrijë statusin e anëtarësisë së Shoqatës së bashkive të Shqipërisë deri në gjetjen e një zgjidhjeje mes palëve. Shpresojmë që kjo të mundësojë dialog të vërtetë mes drejtuesve politike dhe shoqatave në arritjen e një zgjidhjeje të përshtatshme në mbrojtje të interesave të qeverisjes vendore në Shqipëri përfundon deklarata.
Top Channel