Guvernatori i Bankës së Shqipërisë , Gent Sejko ishte sot i ftuar në “Top Talk”, ku foli për prerjen e re të kartëmonedhës 10 mijë lekëshe dhe 1 mijë lekëshe, të cilat dalin në qarkullim në fund të muajit qershor.

Sejko thotë se vendimi për një prerje të madhe të kartëmonedhës (10.000 lekë) është marrë para 6 vitesh dhe tani është koha që të dalë në qarkullim.
Në fakt, është vendosur nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, që në vitin 2014. Është marrë vendimi për herë të parë si pasojë e analizave të bëra nga Departamenti i Misionit të Bankës së Shqipërisë. Këshilli Mbikëqyrës mori vendimin se kartmonedha 10 mijë lekëshe do të duhej të hidhej në qarkullim”.

Por a e ndihmon një kartëmonedhë më e madhe paranë e pisët dhe rastet e paligjshmërisë?
Për parandalimin e pastrimit të parasë apo trafiqet ilegale, ka një set masash dhe një numër institucionesh ligjzbatuese, ku bëjmë pjesë dhe në si Bankë Shqipërie.
Nuk munden bankat qendrore, që për hir të këtij risku, të mos prodhojë prerjet që ka nevojë tregu dhe sistemi i pagesave. Por, nga krahu tjetër duhet të marrin të gjithë masat e nevojshme për të parandaluar trafiqet dhe për të normalizuar ekonominë.
Karmonedha shërben si element pagese, për të lehtësuar pagesat.
Masat kundër informalitetit janë një set tjetër masash, të cilat janë pjesë e reformave strukturore, që duhet të ndërmeren nga qeveria shqiptare, Banka e Shqipërisë dhe të gjithë aktorët e tjerë ligjzbatues”.

Guvernatori sqaron se trafiqet ndërkombëtare, kryesisht kryhen nëpërmjet paundit dhe euros, si monedha më të forta.
Tashmë jemi të qartë që trafiqet ndërkombëtare kryhen në një monedhë më të fortë, që është euro dhe paundi, kryesisht. Sasitë e parave, të kapura nga aktivitetet ilegale nuk janë në lekë. Leku është për qarkullimin e brendshëm. Nuk është problemi te leku, në rastet e trafiqeve. Por, sigurisht që ka shumë masa, që dhe po të ishte leku nuk është arsye që të mos nxjerrim kartëmonedha të reja”.

Sipas Sejkos, prerjet e reja që do të mund t’i përdorim që nga muaji korrik kanë elementë të shtuar të sigurisë dhe standarde më të lartë të kartëmonedhës.

Top Channel