Dialogu Kosovë-Serbi, asnjë plan/ Opozita i kërkon qeverisë Kurti që mos ofrojë më tepër “Status Quo”

21/06/2021 19:39

Dialogu Kosovë-Serbi pritet të hyjë në fazën finale, por ende nuk ka qartësi rreth platformës që do ta ndjek qeveria.

Takimi i paraparë të mbahet deri më 25 korrik nuk është caktuar ende, pasi pala kosovare dhe ajo serbe nuk po gjejnë pajtueshmëri rreth agjendës.

Në një përgjigje me shkrim, Qeveria e Kosovës nuk jep sqarime nëse para kësaj faze, deputetëve të Kuvendit të Kosovës do t’u prezantohet platforma me kornizat mbi të cilat do të zhvillohen bisedimet.

Për takimin e radhës në Buksel ende nuk është konfirmuar data.

Ende nuk ka dakordim sa i përket agjendës për dialogun e ardhshëm, meqë një gjë e tillë nuk u arrit në takimin e parë për dialogun.
Duhet theksuar që dialogu i ardhshëm, kurdo që të filloj, nuk do të jetë dialog për statusin e Kosovës, por dialog për statusin e marrëdhënieve mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë.

Nga partia më e madhe në opozitë, Lidhja Demokratike e Kosovës thonë se Serbia nuk e ka për qëllim përfundimin e dialogut andaj qeveria duhet të ketë strategji që të mos ofroj më tepër “status quo”.

Në takimin e parë të mbajtur në Bruksel, Kurti bëri katër propozime.

Propozimi i parë kishte të bënte me bashkëpunimi ekonomik; i dyti për arritjen e një marrëveshjeje për paqe duke u zotuar për te mos sulmuar njëra- tjetrës; i treti për njohje të ndërsjellë dhe në propozimin katër Kurti kërkonte largimin nga pozita dy pjesëtar të qeverisë aktuale serbe që kishin përgjegjësi gjatë luftës në Kosovë.

Megjithëkëtë, përjashtimisht propozimit të parë që nuk mori përgjigje, propozimet e tjera ishin refuzuar menjëherë nga presidenti serb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA