Rezart Veleshnja i jep fund beqarisë, zbulon detajet e dasmës: Nuk bëj ceremoni në Pallat Kongresesh të më thonë “çfarë mishi më solle”

20/06/2021 16:05

Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja ka konfirmuar se i ka dhënë fund beqarisë dhe së shpejti do të bëjë dasmë. Në rubrikën “N’fermë” në ‘E diell’, Veleshnja tha se do të bëjë një dasmë të vogël për të shmangur fjalët e tepërta.

Megjithëse duket se thumboi emra të tjerë të njohur që kanë organizuar dasma madhështore në Pallatin e Kongreseve, të cilat janë konsideruar si “ceremoni përrallash”. Ndër të tjera, Veleshnja shtoi se do të vazhdojë të jetojë me prindërit dhe me partneren.

Veleshnja: Po, shumë shpejt madje. Ja po ta them këtu mes domateve, meqë je shoqja e mamit tim, do martohem shumë shpejt dhe po ta them ty të parës. Nuk ta them kush është nga inati. Gruan s’e kam për botën unë. Ditën e dasmës nuk e kemi caktuar akoma, por dasma është që t’i bësh qefin të tjerëve dhe në fund të ditës prap do shahesh se thotë ai “Çfarë mishi më sollën në tavolinë”, por unë të mblodha për qejf dhe shqiptari vazhdon të thotë “Turp nuk ke, po si më solle atë mish mor palaço.” Për këtë arsye kam vendosur që ta bëj të thjeshtë, jo në Pallat Kongresesh apo pallate të tjera, dua një dasëm të thjeshtë. Shoqëria aq janë, 5 veta, të tjerat i ke 10 vjet pa i takuar.

Pyetje: Do jetoni bashkë apo bashkë me Melin?

Veleshnja: Unë jam 35 vjeç dhe s’i kam lënë prindërit vetëm. Mund të kisha mundësi edhe të shkoja të jetoja vetëm. Mua prindërit më lindën, t’i shijoj. Në shtëpi rri të gjithë pasditen, nuk dal kurrë. Kam një jetë që nuk rri larg familjes. Ajo ma ka mbledhur pak se kam vite që e njoh.

Pyetje: Ekziston xhelozia tek ju?

Veleshnja: Xhelozia është kur nuk e njeh tjetrin, kur e njeh nuk ke pse të jesh xheloz.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel