Vetëm pak kilometra larg Durrësit e Tiranës, natyra ofron plazhet e bukura dhe të qeta të Gjirit të Lalëzit.

Në kërkim të qetësisë, shumë pushues zgjedhin plazhet publike të zonës, rrethuar nga gjelbërimi i pishave dhe zhurma e dallgëve të detit.

“Deti është i qetë dhe i pastër. Na pëlqen. Nga një anë marr vitaminën D dhe nga ana tjetër njohuritë që na duhen për provimet”, thotë një studente e mjekësisë.

“Këtu është qetë, mirë. Jemi me gjërat tona. Andej është zhurmë.

“Dje kam ardhur në Shqipëri dhe rastësisht pashë tabelën Gjiri i Lalëzit dhe sot vendosa me ardh. Nuk jam pishman”, shprehen të tjerë qytetarë.

Fundjava e gjen të rënduar trafikun në rrugën që lidh autostradën Tiranë-Durrës me Gjirin e Lalëzit nga pushues të rinj dhe ata që i frekuentojnë rregullisht plazhet e zonës në këtë sezon, por pushuesit kërkojnë më shumë kujdes e pastërti në hapësirat publike të kësaj pjese të Adriatikut.

”E zgjedhim se është më pastër e më qetë, po pastërtia nuk është aq sa nevojitet.

”Vijmë se është shumë i pastër. E kemi afër dhe është qetësi. Kur nuk vijmë ka trafik ose është pisët. Unë vij nga Shijaku”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA