3 automjete janë përplasur, sot në kryeqytet, duke lënë të plagosur lehtë një shofer dhe një pasagjer.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10 në hyrje të Tiranës. Sipas policisë, drejtuesi i njërit prej mjeteve dhe një pasagjer kanë marrë plagë të lehta.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:10, në autostradën Vorë-Tiranë, tek mbikalimi i ‘Casa Italias’, janë përplasur 3 mjete. Si pasojë janë lënduar lehtë drejtuesi i një prej mjeteve dhe një pasagjer, pa probleme për jetën.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shërbimet e Policisë Rrugore vijojnë punën për normalizimin e qarkullimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA