Milani vazhdon të bëjë presion për Junior Firpon e Barcelonës. Kuqezinjtë kanë marrë “po”-në e lojtarit dhe tani po përpiqen të bindin Barcelonën që ta transferojë në Milano në formë huazimi me të drejtën e blerjes.

Mirëpo Barcelona synon ta shesë përfundimisht Junior Firpon, për të arkëtuar para që do t’I investonte menjëherë në merkato.

West Hami dhe Southamptoni do të ishin gati për ta blerë kartonin e Firpos, por lojtari nuk dëshiron të përfundojë në Premier League.

Në këtë pikë Milani, sipas “Sport”, po mendon të vendosë një kundërofertë në tryezë. Një kandidat i mundshëm për shkëmbimin me Firpon është Alessio Romagnoli, kontrata e të cilit skadon në vitin 2022, por tashmë zgjedhje e tretë në qendër të mbrojtjes pas Tomorit dhe Kjaer. Nga ana tjetër, Barcelona do të preferonte Kessie-n ose Tonalin.

Top Channel