Ministria e Shëndetësisë u ka ndërprerë kontratën 1000 mjekëve specializantë në Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Shkodër.

Nëpërmjet një urdhri të lëshuar në datën 16 qershor,  udhërohet operatori i kujdesit shëndetësor në këto rrethe për t’ u ndërprerë kontratën  mjekëve që janë duke ndjekur studimet e specializuara afatgjata të cilët paguhen dhe menjëherë të raportohen vendet vakante që krijohen në këto spitale .

Por kjo  ndërprerje e kontratës së specializantëve ka shkaktuar reagime ndërmjet  tyre  dhe jo vetëm. Burime  pranë Ministrisë së Shëndetësisë sqarojnë se kjo është një procedurë normale pasi në vend të specializantëve do të punësohen mjekë të cilët janë shpallur fitues në portalin e Ministrisë së Shëndetësisë  dhe kanë qenë në liste pritjeje për tu punësuar.

Ndërsa specializantët  të cilët nisin ciklin afatgjatë të studimeve të specializuara  në mjekësi , nëse janë  në marrëdhënie pune, ndërpresin kontratën   e  punës që kanë dhe lidhin kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë.

Sipas burimeve në ministri kjo procedurë është ndjekur çdo vit .Pak kohë më parë ish-ministrja e Mbrojtjes e cila u hoqi pagesën specializantëve të cilët ndjekin studimet e specializuara  si kuota të Ministrisë së Mbrojtjes.

Top Channel