Në Gjermani, shumë, përfshirë emra të famshëm si Lothar Matheus e të tjerë ish futbolistë të famsghëm të hstorisë së Panzerave, i kërkojnë Joachim Loë të ndryshojë modul dhe të kalojë te mbrojtja me 4.

Trajneri gjithsesi duket i prirur të konfirmojë linjën mbrojtëse me Hummels , Rudiger dhe Ginter. Ndërkohë Mats, i përgjigjet Bastian Schweisteiger, që e kishte kritikuar për autogolin ndaj Francës.

“Besoj se ish lojtar, duhet tja dilte të vlerësonte më mirë se sa i vështirë ishte ai top. Sidoqoftë tani bën komentatorin, dhe është i lirë të shprehë mendimin e tij. Ka autogola në të cilët mund të bësh më mirë, ka raste të tjera kur nuk ke asnjë opsion tjetër. Autogoli ndaj Francës hyn në ato raste për të cilat vështirë se mund të kisha mundur të bëja dicka ndryshe.

Të gjithë lojtarët e dinë se të mbrosh një top të tillë është ekstremisht e vështirë. Për një qendërmbrojtës ai është topi më i keq i mundshëm”, deklaroi Hummels.

Top Channel